Hoxha: BE-ja po na ndihmon në përmirësimin e sistemit për cilësinë e ajrit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mbajti fjalim në aktivitetin përmbyllës të projektit SMILE, i realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes programit IPA II, me qëllim përmirësimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së ajrit.

Hoxha theksoi se lufta kundër ndotjes kërkon qasje sistematike, të dhëna të besueshme dhe veprim të koordinuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

Në kuadër të projektit janë hartuar draft-ligji i ri për cilësinë e ajrit të ambientit  dhe tеtë akte të reja nënligjore. Gjithashtu, janë përgatitur planet nacionale për cilësinë e ajrit për periudhën 2027–2031 dhe për kontrollin e ndotjes së ajrit për periudhën 2027–2037.

Projekti ka kontribuar gjithashtu në përmirësimin e monitorimit të ndotjes, përditësimin e inventarëve të emetimeve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

„Përgjegjësia jonë është që të dhënat dhe zgjidhjet ligjore t’i shndërrojmë në politika më efikase dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Vazhdojmë të punojmë për zgjidhje sistematike që do të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe në një mjedis më të pastër“, theksoi ministri Hoxha.

artikuj të ndërlidhura