Parlamenti i Grenlandës miraton marrëveshjen e mbrojtjes që zgjeron praninë ushtarake amerikane

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Grenlanda, 3 nëntor Zhurnal.mk – Parlamenti i Grenlandës ka miratuar një marrëveshje të mbrojtjes me SHBA-në dhe Danimarkën, duke hapur rrugën për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në ishullin e Arktikut, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit danez DR, marrëveshja mori 16 vota pro, asnjë kundër, ndërsa shtatë deputetë abstenuan pas një debati parlamentar.

Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Parlamenti i Danimarkës, ku procesi legjislativ është parashikuar të nisë më 12 nëntor dhe të përfundojë më 19 nëntor.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi SHBA-ja të marrë njoftimin zyrtar se të dy parlamentet, ai i Grenlandës dhe ai i Danimarkës, e kanë miratuar atë.

E nënshkruar në fund të shtatorit nga SHBA-ja, Danimarka dhe Grenlanda, marrëveshja përditëson një pakt të mbrojtjes të vitit 1951 dhe parashikon zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në ishull.

Ajo synon gjithashtu të forcojë rolin e NATO-s në sigurinë e Arktikut.

Marrëveshja vjen pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga thirrjet e përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump, për kontrollin ose pronësinë e Grenlandës nga SHBA-ja.

artikuj të ndërlidhura