Mucunski: Politika e jashtme sërish vlerësohet më lartë nga Komisioni Evropian

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot theksoi se Komisioni Evropian, në Raportin e progresit të vitit 2026, edhe një herë ka konfirmuar orientimin e qartë të politikës së jashtme të vendit, besueshmërinë e tij si partner i Bashkimit Evropian dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për anëtarësim të plotë në Union.

Mucunski theksoi në një postim në Fejsbuk se Raporti i vitit 2026 vëren një nivel të mirë gatishmërie dhe përparim serioz në Kapitullin 31, si dhe ka ruajtur pajtueshmërinë e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

“Komisioni Evropian vlerëson se një pajtueshmëri e tillë dërgon një sinjal të fortë për zgjedhjen tonë strategjike për anëtarësim në Union dhe e konfirmon vendin si një partner të besueshëm. Në të njëjtën kohë, vëren se rekomandimet nga viti i kaluar janë zbatuar kryesisht dhe se dialogu aktiv politik me BE-në për çështjet e jashtme dhe të sigurisë vazhdon”, theksoi shefi i diplpomacisë së Jashtme.

Nivel i lartë i gatishmlrisë, shtoi Mucusnki është konstatuar edhe në Kapitullin 30 “Marrëdhënie të jashtme”, me harmonizim të ngushtë me poliitkën tregtare të BE-së dhe kontributr aktiv në bashkëpunimin ekonomik rajonal.

Theksoi se janë vlerësuar pozitivisht edhe gatishmëria e rritur e mbrojtjes, mbështetja për Ukrainën, si dhe angazhimi aktiv në Kombet e Bashkuara, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në.

artikuj të ndërlidhura