Prishtinë, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00, për të caktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në rendin e ditës së seancës është paraparë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë një mocion përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Në rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.
- Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
