9
Shkup, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe i përmbush standardet e përcaktuara për cilësi, tregojnë analizat e Sektorit për kontroll sanitar pranë NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.
Siç kumtoi ndërmarrja, në periudhën prej 2 deri 6 nëntor të këtij viti janë marrë 186 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 186 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga gjithsej 41 pika matëse në zonën e Qytetit të Shkupit.
Sipas rezultateve të hulumtimeve, të gjitha mostrat e analizuara i plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
