Petrushevski: A qëndronin Zaev dhe Filipçe pas pastrimit të 110 milionë eurove nga Venezuela?

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE, përmes deputetit dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm Brane Petrushevski, kërkoi që Zoran Zaev dhe Venko Filipçe të përgjigjen publikisht nëse kanë pasur dijeni për transaksionet prej 110 milionë eurosh nga Venezuela, të cilat, sipas partisë, në vitin 2019 janë realizuar përmes Eurostandard Bankës.

Petrushevski në një konferencë për media akuzoi se transaksionet financiare të dyshimta kanë ndodhur në periudhën kur Zaev ishte kryeministër, ndërsa Filipçe ministër i Shëndetësisë. Sipas pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, paratë kishin prejardhje nga Venezuela, e cila në atë periudhë ishte nën sanksione ndërkombëtare.

Nga partia pohojnë se në transaksionet financiare kanë qenë të përfshira edhe Rusia, Bjellorusia dhe Serbia, për këtë arsye kërkojnë nga ish-funksionarët të sqarojnë nëse kanë pasur njohuri ose çfarëdo roli në këto ngjarje.

Petrushevski bëri krahasim mes pushtetit të mëparshëm dhe atij aktual, duke vlerësuar se Qeveria e tanishme, ndryshe nga ajo e mëparshme, i mbron bankat dhe kursimtarët në vend që të lejojë falimentimin e tyre dhe humbjen e kursimeve.

“Nuk jemi të gjithë të njëjtë. Ky është dallimi kryesor”, porositi Petrushevski.

artikuj të ndërlidhura