Trotineti elektrik përplas 17-vjeçaren nga Kosova në Tetovë, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Një 17-vjeçare nga Kosova ka mbetur e plagosur rëndë pasi është goditur nga një monopatinë elektrike në bulevardin “Ilinden” në Tetovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 11:45, ndërsa drejtuesi i monopatinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

E mitura është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe  se po ndërmerren masa intensive për identifikimin dhe kapjen e personit që u largua pas aksidentit.

artikuj të ndërlidhura