Mickoski u takua me ambasadoren e re britanike Maja Sivanjanam

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Maja Sivanjanam.

Për përmbajtjen e bisedës dhe mesazhet e përcjella lidhur me bashkëpunimin dypalësh, kryeministri informoi përmes profilit të tij në Facebook:

“Në takim e theksuam rëndësinë e marrëdhënieve të kahershme miqësore dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe nevojën për avancimin e mëtejmë të tyre përmes thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”.

Mickoski shtoi se Mbretëria e Bashkuar paraqet një partner të rëndësishëm të Maqedonisë, ndërsa dialogu i vazhdueshëm dhe mbështetja e ndërsjellë janë bazë e rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve më të forta dypalëshe dhe mundësive të reja për bashkëpunim.

artikuj të ndërlidhura