19
Prishtinë, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Në prag të Ditës së Veteranëve (Veterans Day), komuniteti i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mbajtur një aktivitet për të nderuar veteranët dhe kolegët ushtarakë, duke vlerësuar përkushtimin dhe shërbimin e tyre në kontributin për paqen dhe sigurinë në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën.
Përmes këtij aktiviteti, Ambasada amerikane shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
“Faleminderit për shërbimin tuaj!”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së.

