Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot do të diskutojë për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot do të mbajë seancë, në rendin e ditës të së cilës është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara pritet të zvogëlohen rreziqet që lidhen me anëtarësimin e vendit tonë në SEPA. Në tekstin e propozuar ligjor theksohet se qëllimi është eliminimi i dobësive në dispozitat ekzistuese dhe veprimi në përputhje me Raportin e vlerësimit të sistemit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të miratuar nga Komiteti Moneyval në vitin 2023, me qëllim harmonizimin me rekomandimet e FATF-së.
Në Kuvend sot janë caktuar edhe dy seanca të Komisionit Ligjvënës-Juridik. Para anëtarëve të këtij komisioni janë:
Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit të Tretë të Marrëveshjes së Përgjithshme për Privilegjet dhe Imunitetet e Këshillit të Evropës;
Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Punët e Jashtme, në lexim të parë;
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar;
Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 34 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, numër 5/02 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, numër 202/24), e parashtruar nga deputetët Halil Snopçe, Kaltrina Beqiri, Adnan Azizi, Salim Sulejmani, Rijad Shaqiri dhe Saranda Imeri-Stafai;
Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta të kontrollit kufitar;
Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për heqjen e ndërsjellë të vizave për mbajtësit e dokumenteve diplomatike, zyrtare dhe speciale të udhëtimit;
Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për bashkëpunim strategjik;
Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, me procedurë të shkurtuar.

artikuj të ndërlidhura