Bekim Sali merr pjesë në manifestimin TOP 100, uron kompanitë e vlerësuara

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri j parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka marrë pjesë në manifestimin tradicional TOP 100, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku vlerësohen kompanitë që kanë shënuar suksese dhe kanë dhënë kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përmes një postimi, Sali theksoi rëndësinë e bizneseve në krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së shoqërisë.

Ai nënvizoi se mbështetja e sipërmarrësve, krijimi i kushteve për investime dhe ndërtimi i një klime të favorshme për biznesin mbeten thelbësore.

“Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe mirëqenies së shoqërisë”, ka shkruar Sali, duke uruar të gjitha kompanitë e vlerësuara në këtë manifestim.

artikuj të ndërlidhura