Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale (SOLTG), një kapacitet i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i deklaruar në NATO.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ndau pamje nga kjo stërvitje, theksoi se vlerësimi realizohet nga vlerësues shqiptarë të certifikuar nga SOFCOM (NATO Special Operations Forces Command), duke dëshmuar nivelin e përgatitjes, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e këtij kapaciteti sipas standardeve të NATO-s.

Sipas ministrit, ky proces synon të dëshmojë nivelin e përgatitjes, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e këtij kapaciteti, në përputhje me standardet e Aleancës.

Nufi vlerësoi se, ky proces përbën një hap të rëndësishëm në garantimin e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

artikuj të ndërlidhura