Prishtinë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander R., me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Mbreti holandez ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të thellohen dhe zhvillohen në të mirë të të dy popujve.
Ai gjithashtu ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
“Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve”, thuhet në letrën e urimit.
Në fund të letrës, Mbreti Willem-Alexander R. i ka uruar Presidentes Shiroka Pula suksese në përmbushjen e detyrave të saj të reja.

