9
Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Subhi Jakupi është zgjedhur kryetar i Gjykatës Administrative në Maqedoninë e Veriut, ndërsa zgjedhja e tij është shoqëruar me vërejtje lidhur me përvojën profesionale.
Sipas raportimit të Plusinfo, Joshevska ka kundërshtuar zgjedhjen e Jakupit, duke theksuar se ai nuk ka përvojë gjyqësore në institucionin që tashmë do ta drejtojë.
Vërejtja e saj ka vënë në qendër të diskutimit përvojën profesionale të kandidatit dhe kriteret për drejtimin e Gjykatës Administrative.

