Rifillon gjykimi për Lotarinë Shtetërore, në bankën e të akuzuarve edhe Artan Grubi

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku të akuzuar janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Perparim Bajrami dhe gjashtë persona të tjerë.

Në seancën e fundit, më 30 tetor, dëshmoi një ish-funksionar i Lotarisë, lidhur me mënyrën e marrjes së vendimeve dhe procedurën e furnizimit me terminalet VLT.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se, duke tejkaluar autorizimet zyrtare, i kanë shkaktuar dëm Lotarisë Shtetërore në vlerë prej 596.125.511 denarësh.

Ndërkohë, më 3 nëntor, gjykata ia hoqi masën e paraburgimit Perparim Bajramit, duke pranuar garanci në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

artikuj të ndërlidhura