Komuna Qendër subvencionon të rinjtë me nga 10.000 denarë për patentë-shofer

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Komuna Qendër në Shkup vazhdon mbështetjen financiare për të rinjtë që duan të pajisen me patentë-shofer të kategorisë B, duke subvencionuar me nga 10.000 denarë shpenzimet për marrjen e lejes së drejtimit.

Nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, këtë subvencion e kanë përfituar gjithsej 149 banorë të kësaj komune.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ka shprehur kënaqësinë për interesimin e të rinjve dhe i ka ftuar të gjithë ata që i plotësojnë kushtet të aplikojnë për këtë mbështetje.

“ Më vjen mirë që gjithnjë e më shumë të rinj nga Qendra po e shfrytëzojnë këtë mundësi. Me subvencionin prej 10.000 denarësh ndihmojmë familjet të ulin shpenzimet, ndërsa të rinjtë i inkurajojmë të bëhen shoferë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm”, deklaroi Gerasimovski.

Të drejtë për të përfituar subvencionin kanë të rinjtë e lindur në vitet 2006, 2007 dhe 2008.

Një risi në këtë program është mundësia që pagesa e subvencionit të bëhet edhe në llogarinë bankare të prindit, dhe jo vetëm në atë të aplikuesit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Kërkesa për subvencion;
Kopja e letërnjoftimit;
Kopja e llogarisë bankare;
Dëshmia për pagesën e kryer në autoshkollë;
Dëshmia se autoshkolla është e regjistruar në territorin e Komunës Qendër.
Aplikimet dorëzohen në arkivin e Komunës Qendër, në barakën nr. 6, çdo ditë pune, nga ora 09:00 deri në 15:00.

artikuj të ndërlidhura