Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë diskutimit për Raportin e Progresit.

Ajo ka thënë se gjatë 960 ditëve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova ka qenë nën masa ndëshkuese, duke ngritur çështjen e kostos që ato i kanë shkaktuar vendit.

Bajrami ka deklaruar se, sipas saj, Raporti i Progresit nuk evidenton asnjë përparim në asnjë fushë

“Dhe sot keni fytyrë të na flisni për progres. Ky raport nuk shënon as edhe një progres në asnjë fushë të vetme”, ka thënë Bajrami, duke pyetur se çfarë progresi përfaqësojnë rezultatet e PISA-s.

Kësisoj ajo komentoi edhe fjalimin e deputetes së VV-së, Liza Gashi e cila përmendi reformat dhe progresin.

artikuj të ndërlidhura