Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë qëndrimit të tij në Paris.

Për këtë takim ka njoftuar Sorensen, përmes një postimi në ‘X’, ku bëri të ditur se diskutimi mes tyre ishte rruga përpara në kuadër të dialogut.

“Takim i mirë me kryeministrin Kurti sot në Paris. Tani që institucionet në Prishtinë janë funksionale, diskutuam rrugën përpara në kuadër të Dialogut Beograd–Prishtinë dhe aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët në terren dhe për rajonin”.

artikuj të ndërlidhura