Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme i konvenojnë VMRO-DPMNE-së, por jo shtetit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vlerëson se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këtë moment do të ishte i papërgjegjshëm ndaj shtetit, ndonëse politikisht do t’i konvenonte partisë së tij, VMRO-DPMNE-së.

Ai arsyeton se vendi gjatë dy viteve të ardhshme duhet të sigurojë rreth pesë miliardë euro për shlyerjen e detyrimeve financiare, rifinancimin e borxheve, pagesën e kamatave dhe mbulimin e deficitit buxhetor.

Sipas Mickoskit, vetëm gjatë vitit 2027 duhet të sigurohen 2,3 miliardë euro. Ai paralajmëron se mbajtja e zgjedhjeve dhe funksionimi i qeverisë teknike për gjashtë muaj do ta pamundësonte këtë proces dhe mund ta çonte shtetin drejt falimentimit.

Kryeministri konsideron se zgjedhjet e rregullta të vitit 2028 do të ishin më të përshtatshme, pasi një pjesë e detyrimeve financiare mund të bartet në vitin 2029.

artikuj të ndërlidhura