19
Prishtinë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Moti në Kosovë sot pritet të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.

