5
Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot, më 12 nëntor 2026, do të marrë pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës.
Në këtë ngjarje, e cila mbahet në kuadër të kryesimit irlandez të Këshillit të Bashkimit Evropian, parashihet pjesëmarrja e më shumë se 50 krerëve evropianë të shteteve ose qeverive, si dhe liderëve të institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.
Takimi do të bashkëkryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe kryeministri irlandez, Micheál Martin.

