Tetovë, 11 nëntor Zhurnal.mk – Nesër, më 12 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe rrethinë.
Sipas njoftimit, nga ora 09:30 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Nerasht.
Nga ora 09:30 deri në 14:30, ndërprerje do të ketë në objektet në Reçicën e Vogël, në afërsi të rrugës “169”.
Nga ora 09:45 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbeten objektet në lagjen Drenovec, në afërsi të vreshtave.
Ndërkaq, nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërprerja do të përfshijë një pjesë të fshatit Poroј, fshatin Gjermë, hidrocentralin e vogël “Bërza Voda”, objektet e kompanive “Beton Form” dhe “Zgjimi”, fshatin Xhepçisht dhe objektet industriale në të, si dhe objektin e kompanisë “Meda 3”.

