Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit. Ngjarja është filmuar me telefon celular dhe më pas është publikuar në një rrjet social.
Sipas raportimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), sulmi ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 15:30.
Rastin në polici e ka denoncuar babai i fëmijës, 33-vjeçari I.B. nga fshati, në orën 19:00. Ai ka deklaruar se djali i tij është sulmuar nga një person, i cili shoqërohej edhe nga disa persona të tjerë.
Nga MPB-ja njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

