9
Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Policia e Gostivarit ka arrestuar një 49-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme, i dyshuar për disa vjedhje dhe tentativa për vjedhje.
Gjatë arrestimit tek ai është gjetur dhe sekuestruar edhe një mjet i mprehtë.
I dyshuari mbahet në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

