Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit.

Rastin në polici e ka denoncuar më 11 nëntor, rreth orës 19:00, babai i të miturit, I.B. (33), nga i njëjti fshat.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, kur djali i tij është sulmuar fizikisht nga një person, i cili ndodhej së bashku me disa persona të tjerë.

Ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se sulmi është filmuar me telefon celular, ndërsa pamjet më vonë janë publikuar në një rrjet social.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër