Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun e Sigurisë së Lartë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Dibran Hoxha, i njohur me nofkën “Cobra”, dhe Andi Pajaziti, i njohur si “Italiani”, raportohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Incidenti ka ndodhur më 07.11.2026, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se në këtë rast janë përfshirë dy të dënuarit.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, ka bërë të ditur se pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde.

“Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës, raporton kallxo.com.

Institucioni nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat që i paraprinë incidentit apo natyrën e lëndimeve të të përfshirëve.

Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për armëmbajtje i njëjti është dënuar me 2 vite burgim. Dënim unik për Dibran Hoxhën i njohur me nofkën “Kobra” është përcaktuar dënimi prej 24 vite burgim.

Kurse, Andi Pajaziti për veprën penale “armëmbajtje pa leje” është dënuar më 2 vjet burgim dhe në këtë dënim do t’i llogaritet edhe qëndrimi në paraburgim.

Ai ishe akuzuar për vrasje në lokalin “BonVivant” në Prishtinë ku ishte vrarë Kastriot Ramadani, por Gjykata e Prishtinës e kishte liruar nga kjo akuzë.

Më 31.01.2025, Pajaziti ishte liruar nga Gjykata Themelore me arsyen se ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale të të akuzuarit, përkatësisht “veprimet e të pandehurit janë në kuadër të mbrojtjes së nevojshme”.

Këtë vendim të Gjykatës Themelore, që e kishte marrë Gjyqtari, Eroll Gashi, e ka vërtetuar edhe shkalla e dytë e gjyqësorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër