Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjina të Samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Dublin.

Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit diskutoi me Rutte për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e tij, si dhe për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike mbetet një prioritet strategjik për vendin, duke argumentuar se realizimi i këtij synimi do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin.

Ai gjithashtu vlerësoi rëndësinë e angazhimit të NATO-s në rajon, në kushtet e rreziqeve dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm.

“Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm”, shkroi Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër