Kuvendi ratifikon marrëveshjet për ndihmë juridike me Suedinë dhe Belgjikën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës nw seancwn e sotme ka miratuar me 89 vota për Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, raporton Ekonomia Online.

Ndërkaq, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale është miratuar me 85 vota për.

Të dy projektligjet kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit juridik ndërmjet Kosovës dhe këtyre dy shteteve në çështjet penale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër