“Më shpejtë se kaq veç kur e kemi zgjedh presidenten”, përgjigja e Haxhiut pas kërkesës së Tahirit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që procedura të përshpejtohet.

“Nëse ka mundësi procedurën me shkurtu, tu e ditë që ka koncensus të plotë”, i tha Tahiri kryetares së Kuvendit.

Ndërkaq, Haxhiu iu përgjigj me humor: “Më shpejt se kaq s’mund ta bëj, përveç se kaq kur e kemi zgjedh presidenten”.

“Më shpejt se kaq nuk mund të bëhet, përveç kur e kemi zgjedhur presidenten. Ajo seancë u shikua shumë dhe u komentua shumë për shpejtësinë tonë që kemi pasur dhe kemi bërë shumë mirë”, tha ajo.

Përgjigjja e kryetares së Kuvendit shkaktoi të qeshura në sallën e Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër