Kapiteni i Izraelit para ndeshjes: Kosova është ekip i shkëlqyer, na pret një pengesë e vështirë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Eliezer “Eli” Dasa ka vlerësuar forcën e përfaqësueses së Kosovës dhe atmosferën që e pret skuadrën e tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e cilësuar këtë si një nga ndeshjet më të vështira në udhëtim.

Kapiteni i Izraelit, Eliezer “Eli” Dasa, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes me Kosovën, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi izraelit ka folur për pritshmëritë e larta që ekzistojnë në vendin e tij për të arritur një turne të madh, duke theksuar se beson te potenciali i lojtarëve dhe stafit teknik.

“Çdo fushatë që filluam, ata thanë se ky është brezi. Vendi është i uritur dhe i etur për të arritur një turne të madh, dhe zhvillohet nga e para çdo herë. Ndonjëherë pritja është po aq e madhe sa zhgënjimi. Unë besoj te lojtarët dhe stafi profesional. Ata mund të bëjnë gjëra të mëdha, skuadrat po bëhen gjithnjë e më të mira”, ka thënë fillimisht Dasa.

Dasa është ndalur edhe te sfida me Kosovën, duke vlerësuar cilësinë e Dardanëve dhe vështirësinë që e pret përfaqësuesen e tij në Prishtinë.

“Po e rrisim vazhdimisht nivelin tonë. Pritshmëritë nuk janë shumë të larta, gjë që është legjitime. Ne gjithashtu duam të arrijmë diçka të madhe, kështu që duhet t’i përshtatim këto pritje. Ndeshja e nesërme u shënua si ndeshja më e vështirë në shtëpi. Kosova jashtë fushe është një ekip i shkëlqyer. Fushë e fortë, tifozëri e mirë. Ekip agresive. Një pengesë e vështirë na pret”, përfundoi kapiteni i Izraelit.

Kosova dhe Izraeli përballen të shtunën në Prishtinë, në një ndeshje të rëndësishme për vazhdimësinë dhe plasmanin përfundimtar në Ligën e Kombeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër