Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka deklaruar se bari Avastin, i cili përdoret në terapinë kundër kancerit, vazhdon të mungojë që nga 14 gushti, duke ngritur shqetësime për mungesën e barnave onkologjike dhe vështirësitë me të cilat përballen pacientët, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata Jashari i bëri në interpelancën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Ajo tha se mungesa e barnave është evidentuar edhe në raste të tjera, ndërsa kritikoi institucionet për vazhdimin e këtij problemi ndër vite.

“Sot vazhdon të mungojë Avastina, e cila ka munguar një lloj bari që ndihmon në terapinë e kancerit. Ka munguar prej datës 14 gusht. Rasti i fundit që më është raportuar te unë është një paciente me datën 11. Mungesa është evidentuar edhe te barna të tjera. Vite të ndryshme, barna të ndryshme, por për pacientin i njëjti problem. Ata nuk e kanë terapinë që i duhet në dispozicion. Sa vite duhet me kalu në këtë parlament, edhe me ardhë prapë me arsyetime se diku”, tha ajo.

Jashari ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e materialeve shpenzuese në spitale, pavarësisht rritjes së buxhetit për shëndetësi, i cili sipas saj ka arritur në 396 milionë euro.

“Ndërkohë buxheti për shëndetësi është rritur në 396 milionë euro, bashkë me të janë rritur edhe fondet e planifikuara për barna dhe material shpenzues. Atëherë si është e mundur që të ndahen më shumë para e pacientët të vazhdojnë që nga spitali të marrin receta për me shku me i ble vetë terapitë e tyre? Që edhe një shembull: pejt kirurgjikal. Janë prej materialeve shpenzuese, edhe sot ende në spitalet tona mungojnë. Paramendoni, pacienti duhet me shku te mjeku dhe me vazhdu me shku me terapinë e tij për me i ble pejt kirurgjikal. Nga të dhënat që unë prapë i posedoj, i ki 3 lloje të penëve që të mungojnë”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër