“Mos e ndalni prodhimin e Cybertruck, na e jepni neve” – oferta e papritur për Teslan

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kompania Unplugged Performance, e njohur për modifikimin e automjeteve Tesla, i ka bërë një ofertë publike prodhuesit amerikan për të marrë përsipër prodhimin e Cybertruck, në vend që modeli elektrik të largohet nga linja e prodhimit.

Oferta vjen pasi Tesla konfirmoi se do të vazhdojë prodhimin e Cybertruck deri në fund të verës së vitit 2027, duke e shtyrë afatin e mëparshëm për ndërprerjen e tij.

Unplugged Performance deklaroi se është e gatshme ta financojë vetë prodhimin, me mbështetjen e një grupi investitorësh, pa i shkaktuar Tesla-s kosto shtesë apo pengesa në planet e saj.

“Ne e mbështesim plotësisht vendosjen e Cybercab si prioritet dhe do të ishim të lumtur ta merrnim përsipër linjën e Cybertruck”, deklaroi kompania.

Sipas propozimit, Tesla do të duhej të jepte vetëm licencën e prodhimit, ndërsa Unplugged do të siguronte financimin dhe personelin.

Në këmbim, Tesla do të përfitonte pagesa nga licenca dhe të ardhura nga teknologjia Full Self-Driving dhe rrjeti Robotaxi për automjetet e prodhuara.

Kompania ka propozuar gjithashtu zgjerimin e platformës Cybertruck me dy modele të reja: CyberSUV, një SUV me shtatë ulëse, dhe CyberCargo, një automjet transportues pa shofer.

Ndërkohë, Tesla po planifikon t’i japë përparësi prodhimit të Cybercab në fabrikën e saj në Teksas, ku aktualisht prodhohet Cybertruck.

Elon Musk ka deklaruar se prodhimi i Cybertruck është zgjatur deri në verën e vitit 2027 për të përmbushur një pjesë më të madhe të porosive ekzistuese.

Megjithatë, Tesla ende nuk i është përgjigjur publikisht ofertës së Unplugged Performance, ndërsa kompania e modifikimeve vazhdon përpjekjet për të siguruar investitorë dhe staf të specializuar.

Për momentin, nuk ka asnjë marrëveshje të konfirmuar, ndërsa planet për ndërprerjen e prodhimit të Cybertruck mbeten në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër