iPhone Duo merr funksionin e zhbllokimit me fytyrë në versionin beta të iOS 27.3

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Apple ka publikuar versionin e dytë beta të iOS 27.3 për zhvilluesit, duke sjellë disa veçori të reja, përfshirë mundësinë e zhbllokimit me njohjen e fytyrës në telefonin e palosshëm iPhone Duo.

Opsioni i ri, i quajtur “Unlock with Front Camera”, është shtuar në menynë “Touch ID and Passcode” në aplikacionin Settings.

Ai u mundëson përdoruesve ta zhbllokojnë pajisjen përmes kamerës së përparme dhe njohjes së fytyrës kur telefoni është i palosur.

Megjithatë, funksioni ka disa kufizime. Zhbllokimi me fytyrë mund të përdoret vetëm në ekranin e kyçjes dhe nuk mbështet autentikimin për pagesat përmes Apple Pay apo qasjen në fjalëkalimet e ruajtura.

Gjithashtu, pas çdo 45 minutash pasiviteti, përdoruesit duhet të kryejnë sërish autentikimin përmes Touch ID.

Përditësimi i ri sjell edhe opsionin “Close to Lock”, i cili mundëson që iPhone Duo të kyçet automatikisht kur paloset, në vend që përmbajtja të transferohet në ekranin e jashtëm.

Ndër risitë e tjera janë kufizimet e reja të përdorimit për Apple Intelligence dhe Siri AI, si dhe funksioni “Ask About Page” për Siri-n, që u mundëson përdoruesve të kërkojnë informacione rreth faqes që kanë hapur.

iOS 27.3 beta 2 përfshin gjithashtu disa përmirësime të vogla, ndërsa versioni i parë beta i këtij përditësimi ishte publikuar në fillim të këtij muaji.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër