GTA 6 lansohet në Zelandën e Re, lojtarët e parë kanë nisur “aventurën e re”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Loja shumë e pritur Grand Theft Auto VI (GTA 6) është tashmë e disponueshme në Zelandën e Re, ku lojtarët kanë nisur të eksplorojnë botën virtuale të saj.

Rockstar Games ka zgjedhur një lansim gradual, sipas zonave kohore, duke bërë që Zelanda e Re të jetë ndër vendet e para ku loja është bërë e qasshme.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lojtarët në këtë vend mund ta luajnë GTA 6 në platformat PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S.

Në SHBA dhe vende të tjera në botë, lansimi digjital është planifikuar për mesnatën e 19 nëntorit, sipas kohës lokale.

Ndërkohë, disa lojtarë në rajone të ndryshme thuhet se po provojnë një truk për ta aktivizuar lojën më herët, duke ndryshuar rajonin e konsolës së tyre Xbox në Zelandën e Re.

Megjithatë, Rockstar dhe Microsoft nuk kanë konfirmuar nëse kjo metodë funksionon.

Për momentin, nuk ka një datë zyrtare për lansimin e GTA 6 në kompjuterë (PC).

Raportimet për një lansim të mundshëm në periudhën janar-mars 2027 mbeten të pakonfirmuara nga Rockstar Games.

Kujtojmë se GTA VI ka gjeneruar mbi 1,5 miliard dollarë (rreth 1.35 miliard euro) ende pa u luajtur nga askush.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër