Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Fondi për sigurim shëndetësor lidhur me gjendjen me sigurimin shëndetësor në MPB kumtoi se statusi i sigurimit shëndetësor konstatohet përmes sistemit të automatizuar, në bazë të të dhënave për paraqitjet dhe kontributet e paguara, të cilat në mënyrë elektronike merren nga Drejtoria për të ardhura publike.
Nga Fondi theksojnë se nuk bëjnë përjashtimin manual të të siguruarve, as nuk sjellin vendime individuale për ndërprerje të sigurimit të tyre dhe se bëhet fjalë për mekanizëm të vendosur sistematik i cili njejtë zbatohet për të gjitha subjektet juridike, përfshirë edhe për institucionet shtetërore.
“Për momentin po punohet intensivisht në tejkalimin e gjendjes aktuale me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në MPB, si dhe në gjetjen e zgjidhjes së përhershme sistematike me të cilën do të parandalohet përsëritja e situatave të këtilla. Gjendja është e lidhur me paraqitjen shtesë të të punësuarve për periudhln e kaluar, në bazë të vendimeve gjyqësore, me ç’rast nevojitet harmonizim adekuat i përllogaritjeve dhe pagesës së kontributeve. Me gjendjen e këtillë në të kaluarën është përballur edhe vetë Fondi, që konfirmon se nuk bëhet fjalë për procedurë të kahëzuar drejt një institucioni të caktuar apo kategorie të të punësuarve, informojnë nga Fondi dhe shtojnë se me nismë të tyre tashmë është formuar grupi ndërinstitucional i punës, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente dhe deri më tani janë mbajtur disa takime pune, në të cilat po shqyrtohen zgjidhjet konkrete për tejkalimin e shjaqeve që çojnë drejt gjendjeve të tilla”, thonë nga FSSH.

