Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është dashur të ishte pranë familjes së tij dhe bashkëshortes, e cila, ka probleme shëndetësore, e jo të mbaj burgun e pa drejtë në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Pas vizitës së Krasniqit, Hamza e vlerësoi kontributin e tij për vendin, duke rikujtuar edhe vitet që ai i ka kaluar në burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë.

 “Një njeri me shumë kontribute për këtë vend gjatë gjithë jetës së vet. 10 vjet në burgjet e Jugosllavisë, Serbisë, përveç një arsye që ka lyp të drejta për popullin e vet. Tash prapë tu u ballafaqu me një proces të padrejtë që 6 vite i paraburgosur, prapë tu u ballafaqu me një proces me mungesë fakteve dhe provave, thashë e them edhe e ka bo edhe moshën dhe ka ardhë për një gjendje familjare ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet dhe jam i bindur që secili qytetar i Republikës së Kosovës, e gjithsesi edhe unë se e kam mik, kam bashkëpunu me të, gjithmonë e kam vlerësu. Domethënë ai është dashtë me qenë në shtëpinë e vet, familjen e vet, afër bashkëshortes së vet dhe jo në situata të cilat ndodh”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër