Shtyhet rishqyrtimi i Ligjit për Specialen, Kuvendi vazhdon me seancën e rregullt

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Është shtyrë deri në një njoftim të ardhshëm seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte paraparë rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporotn Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, i cili tha se vendimi për shtyrje është marrë pas diskutimeve me grupet parlamentare.

“Pas diskutimeve me grupet parlamentare, konsideruam që seanca e cila është thirr me 3 pika për vazhdim sot në orën 10, të shtyhet deri në njoftimin e ardhshëm”, tha ai.

Gola bëri të ditur se Kuvendi do t’i vazhdojë punimet me seancën e rregullt.

Në seancën e shtyrë, përveç rishqyrtimit të Ligjit për Specialen, ishte paraparë edhe votimi i dy propozim-rezolutave, njëra për mungesën e barnave onkologjike dhe tjetra për gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër