Shenzhen, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping, presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald J. Trump u takuan në Shenzhen më 19 nëntor 2026. Krerët e shtetit të Rusisë dhe ShBA-së shprehën vlerësimin e tyre për Kinën për organizimin e këtij Samiti historik trepalësh. Të tre krerët e shtetit patën një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh për situatën e tanishme ndërkombëtare dhe u angazhuan për të ruajtur qëndrueshmërinë strategjike dhe sigurinë ndërkombëtare.
1. Si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara angazhohen për të reformuar OKB-në, në mënyrë që OKB-ja të reagojë më efektivisht ndaj sfidave globale dhe të përputhet me misionin themelor të saj të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
2. Të tre vendet planifikojnë të rritin prodhimin dhe furnizimin e produkteve të naftës së rafinuar në të mirë të të gjitha vendeve. Ato ritheksuan rëndësinë e qarkullimit të qëndrueshëm të energjisë.
3. Të tre krerët e shtetit e pranuan që parimi i miratimit të shtetit dhe respektit për imunitetin e zyrtarëve shtetërorë janë me rëndësi të madhe dhe ranë në një mendje që Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe organe të tjera të ngjashme nuk duhet të abuzojnë me juridiksionin e tyre.
4. Të tre krerët e shtetit ritheksuan që një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë. Të tre vendet do të zhvillojnë dialog mbi pakësimin e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

