Doganat e Maqedonisë konfiskuan 470 produkte kozmetike të padeklaruara, me vlerë rreth 149 mijë denarë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Qafë Thanë, 21 nëntor Zhurnal.mk – Doganierët parandaluan dy përpjekje për kontrabandë të gjithsej 470 produkteve kozmetike, produkteve të higjienës personale dhe shtesave dietike në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Mexhitli.

Mallrat e padeklaruara u zbuluan gjatë kontrolleve të detajuara të automjeteve të pasagjerëve që hynin në vend.

Në rastin e parë, u zbuluan 352 produkte kozmetike dhe produkte të higjienës personale, ndërsa në rastin e dytë, doganierët gjetën një sasi më të madhe të produkteve kozmetike dhe shtesave dietike nga marka tregtare “Nicer”.

Vlera totale e mallrave të sekuestruara është afërsisht 149,000 denarë.

artikuj të ndërlidhura