47
Ohër, 21 nëntor Zhurnal.mk – Një 51-vjeçar nga Ohri ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një bashkëqytetar, derisa ndodhej në vendin e tij të punës në një objekt tregtar.
Rasti është paraqitur më 20 nëntor 2026, në orën 15:30, në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër.
Sipas denoncimit, sulmi ka ndodhur brenda objektit tregtar ku viktima ishte duke punuar.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB Ohër.

