Dellçevë, 21 nëntor Zhurnal.mk – Më 20.11.2026, në orën 20:00, në zonën e fshatit Grad, rrethina e Dellçevës, nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje e privuan nga liria A.A. (56) nga fshati Grad, rrethina e Dellçevës.
Pas informacioneve të siguruara paraprakisht, gjatë kontrolleve të kryera në terren, në një arë në territorin e fshatit Grad, është kapur A.A. duke kryer gjueti të paligjshme, me armë gjahu të cilën e kishte përshtatur për gjueti nate, ndërsa gjatë kontrollit personal, atij i janë gjetur dhe konfiskuar fishekë të kalibrit 12 mm dhe një gëzhojë nga një fishek i shkrepur i kalibrit 12 mm, për të cilat posedonte leje.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastir, do të vijojë kallëzimi përkatës.

