Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Saraj, 21 nëntor Zhurnal.mk – Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Komunën e Sarajit.

Zgjedhja e tij është bërë në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të PDSH-së në Saraj, ku njëkohësisht është konstituuar edhe udhëheqësia e re e degës.

Gjatë kuvendit është votuar për përbërjen e re organizative të partisë, duke përcaktuar strukturën që do ta udhëheqë PDSH-në në këtë komunë.

Me këtë proces zgjedhor, Abdullah Ismaili merr drejtimin e degës së PDSH-së në Saraj, së bashku me ekipin e ri drejtues.

artikuj të ndërlidhura