U kap duke vozitur në kahun e kundërt në Shkup, policia arreston 87-vjeçarin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 nëntor Zhurnal.mk – Një 87-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi është filmuar duke drejtuar automjetin në drejtim të kundërt në bulevardin “Partizanska”.

Rasti është zbuluar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa policia ka ndërmarrë masa dhe ka identifikuar drejtuesin e automjetit me inicialet I.G.

Ai është ndaluar në bazë të nenit 297-a, paragrafi 1, të Kodit Penal.

Pas bisedës zyrtare në stacionin policor, në konsultim me prokurorin publik do të parashtrohet kallëzim penal, ndërsa automjeti është sekuestruar përkohësisht për procedurë të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura