VMRO kundër LSDM: Pagat po rriten, inflacioni më i ulëti në rajon

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 nëntor Zhurnal.mk – Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së. Sipas partisë maqedonase në pushtet, opozita nuk dëshiron ti lexojë të dhënat dhe treguesit zyrtarë se pagat në të gjithë sektorët po rriten.

“Flasin për shtrenjtimin e çmimeve, por nuk shohin se inflacioni në Maqedoni është më i ulëti në vendet e rajonit dhe shumë më poshtë mesatares evropiane. Ndërkohë, rritja ekonomike, për të dhjetin tremujor radhazi që kur VMRO-DPMNE udhëheq qeverinë, është mbi 3%. Edhe në kulmin e krizës globale energjetike, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me masat dhe aktivitetet konkrete që ka ndërmarrë, po arrin t’i mbajë çmimet e derivateve të naftës në nivelin më të ulët krahasuar me vendet e rajonit”, reagon VMRO.

artikuj të ndërlidhura