15 të plagosur nga zjarri në një spital, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Berlin, 23 nëntor, Zhurnal.mk – Të paktën 15 persona u plagosën nga një zjarr që përfshiu dje në mbrëmje një spital në Berlin, ndërsa policia po heton rastin e dyshuar të zjarrvënies së qëllimshme.

Sipas policisë, dyshohet se një pacient i vuri flakën krevatit të tij, në një dhomë në katin e parë të ndërtesës së spitalit, në qarkun lindor të Lichtenbergut.

Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët, por tymi u përhap edhe në pjesë të tjera të ndërtesës, duke detyruar autoritetet të evakuonin një pjesë të spitalit.

Trembëdhjetë persona pësuan plagë të lehta. Një infermiere dhe pacienti i dyshuar për zjarrvënien, pësuan gjithashtu probleme nga thithja e tymit dhe morën trajtim mjekësor.

Infermierja u largua nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa pacienti vijon të jetë i shtruar.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura