Kiev, 23 nëntor, Zhurnal.mk – Numri i personave që kanë humbur jetën nga sulmi rus ndaj një pallati shumëkatësh në zonën e Kievit, ka arritur në 10, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Guvernatori ushtarak i rajonit të Kievit, Tymur Tkachenko, njoftoi në Telegram se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e viktimave nga rrënojat në orët e para të mëngjesit.
Sipas tij, ekipet arritën gjithashtu të shpëtonin të gjallë një grua 79-vjeçare, e cila u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse ka ende persona të bllokuar nën rrënoja.
Dje në mbrëmje, autoritetet raportuan pesë viktima dhe disa persona të zhdukur pas sulmit në zonën e Dymerit.
Pallati shumëkatësh u godit gjatë një sulmi të natës mes së shtunës dhe së dielës. Një djalë u nxor i gjallë nga rrënojat dje në mbrëmje.
Rusia vijon luftën në shkallë të gjerë kundër Ukrainës prej gati pesë vitesh.
Me frontet e luftës kryesisht në një situatë bllokimi, forcat ruse kanë shtuar sulmet ndaj qyteteve dhe zonave të banuara ukrainase, duke ushtruar presion mbi popullsinë civile.

