Shkup, 23 nëntor, Zhurnal.mk – Sonte, në Galerinë e Qytetit në Kumanovë, Shoqata 3D Street Art, në bashkëpunim me artistë kumanovarë, në nderim të Ditës së Alfabetit. organizon një ekspozitë kolektive me pjesëmarrjen e 32 artistëve.
Ekspozita, që do të hapet sonte në ora 19, merr simibolikë të veçantë me titull ‘’Ngjyrat e Alfabetit’’.
Artistët vijnë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, si nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Kumanova.
Veç shumicës së pjesëmarrësve që janë shqiptarë, në këtë ekspozitë të veçantë marrin pjesë me punimet e tyre edhe artistë maqedonas.
Artisti i njohur dhe njëri nga organizatorët e kësaj ekspozite, i bën apel të gjithë dashamirëve të artit të marrin pjesë.
‘’Në Kumanovë këtë vitë e pamë të aryeshme të organizojmë një ekspozitë të tillë me artistë që veprojne në Maqedoni të Veriut. Shpresojmë që të vazhdojmë të mbajmë këtë ekspozitë edhe vitet e tjera me synimin që të jetë tradicionale në nderim të Ditës së Alfabetit’’, thotë Dali Alili në një prononcim të shkurtër për gazetën KOHA.

