Kurti: Vumë gurthemelin e rikonstruktimit të urës së Sitnicës, investim 700 mijë euro

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli i projektit për rikonstruktimin e urës së lumit Sitnica, projekt që kap vlerën e 700 mijë eurove.

Në një postim, Kurti ka bërë të ditur se në këtë aktivitet ishte së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

Kurti ka bërë të ditur se projekti është bashkëfinancim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës.

“Me kryetarin Faton Peci dhe ministrin Elbert Krasniqi, me kolegë e bashkëpunëtorë, sot vumë gurthemelin e projektit për rikonstruktimin e urës së lumit Sitnica, investim në vlerë 700 mijë euro, bashkëfinancim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës”, ka shkruar Kurti.

artikuj të ndërlidhura