Një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ka nxitur diskutime mes ndjekësve të Big Brother VIP Kosova 5.
Në pamjet e publikuara, Bejta shihet duke biseduar me Valdetin, ku gjatë bisedës flet për raportin e tij me Kledjan dhe lë të kuptohet se nuk ka dëshirë të vazhdojë të qëndrojë pranë saj.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është momenti kur Bejta përmend se bëhet fjalë për një lojë që i është thënë ta bëjnë.
Kjo pjesë e bisedës ka ngritur pikëpyetje në rrjet, pasi disa ndjekës po diskutojnë nëse dikush nga jashtë shtëpisë po ndikon në mënyrën se si ai po e zhvillon lojën.
Në këtë mes, mbetet e paqartë se kush mund të jetë personi që po i përcjell mesazhe apo informacione, edhe pse janë ngritur edhe dyshime për një ndikim të mundshëm nga produksioni.
Po ashtu, vëmendje ka marrë pretendimi se Bejtës i është bërë e ditur se jashtë shtëpisë ka pëlqyeshmëri nga publiku.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim se kush qëndron prapa këtyre informacioneve dhe çfarë saktësisht nënkuptonte Bejta me deklaratën e tij.

