Panik në një koncert në Angli, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Londër, 23 nëntor Zhurnal.mk – Policia në Britaninë e Madhe ka nisur hetimet pasi disa mijëra njerëz u evakuuan nga një koncert në Mançester, kur një substancë e panjohur u përhap mes turmës.

Gjithçka ndodhi teksa performonte reperi amerikan Don Toliver, me fansat e mbledhur që folën për “një erë të tmerrshme” dhe për njerëz që filluan të bërtisnin dhe të kolliteshin.

Një person u shoqërua në spital, ndërsa mbi 80 të tjerë u kontrolluan për probleme respiratorë dhe me shikimin, bënë të ditur autoritetet.

Policia lokale deklaroi se substanca e përdorur ishte e panjohur, edhe pse fillimisht u besua se bëhej fjalë për një gaz lotsjellës.

Në tërësi, 12 mijë persona u evakuuan nga vendi i ngjarjes, me disa prej tyre që u ankuan për mungesën e kontrolleve dhe sigurisë.

Organizatorët e koncertit, që kontrollojnë edhe hapësirën më të madhe të eventeve live në qytet, deklaruan se po punonin me policinë për të identifikuar shkakun e aksidentit.

Për disa nga të prekurit nga substanca, shërbimet mjekësore bënë dekontaminim në vendin e ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura